PSG s'e lejon Messin ta shfaqë trofeun e Kupës së Botës në "Parkun e Princave" - NACIONALE

PSG s'e lejon Messin ta shfaqë trofeun e Kupës së Botës në "Parkun e Princave"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka vendosur të mos e lejojë sulmuesin Lionel Messi ta shfaqë trofeun Kupën e Botës në "Parkun e Princave", me frikën që mund të ketë ndonjë reagim të ashpër të tifozëve.

PSG është nikoqir i Angers në Ligue 1 të mërkurën, ku do të jetë ndeshja e parë e argjentinasit që kur mposhti Francën në finalen e Kupës së Botës në Katar më 18 dhjetor.

Sidoqoftë, mediumi francez "Le Parisien" raporton se kërkesa e argjentinasit që ta shfaqë trofeun e Kupës së Botës para mijëra tifozëve është hedhur poshtë, nga frika që tifozët mund të reagojnë keq.

Messi ndoshta edhe do të kritikohet nga tifozët francezë shkaku i Emiliano Martinez i cili ngacmoi Kylian Mbappen para dhe pas finales.

Messi qëndroi pranë argjentinasit derisa ky i fundit mbante një kukëll me fytyrën e Mbappes duke qarë gjatë paradës në Buenos Aires.

Ndërkohë, pavarësisht që Messi s'do t'i lejohet ta shfaqë trofeun ai mori një gardë të nderit nga bashkëlojtarët sapo u kthye në stërvitje.

Kujtojmë, përballja mes PSG-së dhe Angers do të nis me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme