Legjenda e Brazilit dhe Barcelonës, Romario thotë se ishte më i mirë se Leo Messi - NACIONALE

Legjenda e Brazilit dhe Barcelonës, Romario thotë se ishte më i mirë se Leo Messi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ikona e Barcelonës dhe Brazilit, Romario, këmbëngul se ai do ta zgjidhte veten para Lionel Messit në rolin e sulmuesit në cilido ekip, duke e shpallur veten si më të mirin.

Romario, fituesi i Kupës së Botës 1994, është njëri prej golashënuesve më të mirë në historinë e futbollit. Ai i kaloi dy vite të paharrueshme në Barcelonë nga 1993 deri më 1995 nën urdhrat e Johan Cruyff.

Në atë kohë, ai u shpall lojtari më i mirë në botë nga FIFA, pasi i shënoi 30 gola në 33 ndeshje për Barçën në La Liga gjatë sezonit 1993/94.

Prandaj, ai e vlerëson veten si sulmues 9sh më t mirë se shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Messi.

Duke e zgjedhur ekipin më të mirë në histori për ESPN, Romario tha kur u pyet të zgjidhte mes vetes dhe Messit: “Ne luajmë në pozita të ndryshme. Në pozitën e vet Messi është më i miri. Në pozitën time, unë jam më i miri”.

Romario bëri famë kur i ndihmoi Brazilit ta arrijë lavdinë në Botërorin e vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara, ku e fitoi edhe Topin e Artë si lojtari më i mirë i turneut.

Ai i ka shënuar 55 gola në 70 paraqitje për Brazilit gjatë karrierës së tij.

Romario pretendon se i ka shënuar mbi 1.000 gola gjatë karrierës së vet, gjë që nuk është vërtetuar deri më sot.

Messi, ndërkohë – i cili e frymëzoi Argjentinën drejt lavdisë në Kupën e Botës 2022 në Katar – i ka shënuar më shumë se 800 gola deri më sot, pavarësisht se në fillim të karrierës luante më shumë si sulmues anësor, apo i tërhequr më mbrapa në fushë.

Lajme të ngjashme