Legjenda e Barcelonës insiston se Bellingham s’e meritoi çmimin e lojtarit më të mirë të ri - NACIONALE

Legjenda e Barcelonës insiston se Bellingham s’e meritoi çmimin e lojtarit më të mirë të ri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Barcelonës, njëkohësisht fituesi i Topit të Artë në vitin 1994 Hristo Stoichkov insistoi se mesfushori Jude Bellingham nuk e meritoi çmimin e “Lojtarit më të mirë të ri”.

Anglezi u shpall lojtari më i mirë i ri, pasi mori 97 për qind të votave, diçka që e kishte arritur vetëm Kylian Mbappe në vitin 2017.

Pavarësisht formës fantastike të Bellingha, Stoichkov tha për “Tuttosport” se disa të tjerë ishin më meritor.

Jo (ai nuk duhet ta fitonte. Unë nuk e kontestoj vlerën e tij. Ai është një nga talentet më të fortë në botë: ai ka shumë klas dhe shumë tru”.

"Për mua, ai është një përzierje e Michael Laudrup, Kaka dhe Paul Pogba. E ardhmja është e tij. Topi i Artë i ardhshëm do të luhet me të, Mbappe dhe Haaland, por unë do të doja të dija se çfarë fitoi ai në 2023. Borussia Dortmund dhe Real Madrid. Asgjë…”.

Duke pasur parasysh se Gavi, fituesi në fuqi, nuk kishte të drejtë sipas rregulloreve, unë do t'ia kisha dhënë atë [Jamal] Musiala ose [Alejandro] Balde – të cilët fituan La Ligën dhe Superkupën e Spanjës me Barcelonën”.

Bellingham ishte shumë afër të fitonte titullin e Bundesligës në fund të sezonit 2022/23 me Dortmundin, por u dëmtua në ditën e fundit të sezonit dhe në vend të kësaj pa skuadrën e tij që e humbi titullin te rivali Bayern Munich.

Lajme të ngjashme