Legjenda angleze zbulon dy futbollistët që përfituan nga largimi i Cristiano Ronaldos prej Man Unitedit - NACIONALE

Legjenda angleze zbulon dy futbollistët që përfituan nga largimi i Cristiano Ronaldos prej Man Unitedit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda angleze John Barnes thotë se pas largimit të Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi më së shumti kanë përfituar dy sulmuesit Marcus Rashford dhe Jadon Sancho.

Portugezi u lirua nga "Djajtë e Kuq" në nëntor, pas një interviste tronditëse që dha për Piers Morgan duke "goditur" drejtuesit e klubit anglez dhe trajnerin Erik ten Hag.

Sidoqoftë, me largimin e tij sipas Barnes kanë përfituar Sancho dhe Rashford, lojtarë të cilët tani po shkëlqejnë në "Old Trafford".

"Mendoj që kur Ronaldo ka shkuar, shikoni Jadon Sanchon, Marcus Rashfordin, shumë lojtarë po bëjnë më mirë pasi Ronaldo i la nën hije".

"Mendoj se Rashford ka përfituar, pasi donte të ishte një ndër lojtarët kryesorë te Man United dhe tani është. Mendoj se nuk është befasi që shohim një përmirësim tek ai që kur Ronaldo nuk është më".

Rashford ka qenë impresionues këtë edicion derisa edhe përfitoi vendin te kombëtarja e Anglisë. Anësori ka shënuar tetë gola në nëntë ndeshjet e fundit në Premierligë.

Sancho ndërkohë ka nisur të rigjejë formën pasi kishte disa probleme të mëdha psiqike.

"Sancho është lojtar fantastik dhe ka potencial të madh. Ai erdhi te Man United kur klubi ishte duke vuajtur. Duke ardhur për 75 milionë funte u vendos në skuadër dhe u prit që do të ishte ndër lojtarët kryesorë".

"Ai u la nën hije nga lojtarët si Ronaldo dhe Bruno Fernandes, prandaj edhe besimi i tij ra pasi është lojtar i ri. Ai do të ketë tani më shumë besim dhe e ardhmja e Man Unitedit duket e ndritshme me këta lojtarë të rinj”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Manchester United të enjten do ta zhvillojë përballjen e parë ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Evropës.

Lajme të ngjashme