Legia e Varshavës në epërsi ndaj Dritës, shënon Kramer (VIDEO)
Legia e Varshavës ka kaluar në epërsi ndaj Dritës, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të playoffit për një vend në Ligë të Konferencës.
Pas një pjese të parë pa gola, ku Intelektualët mbetën me një lojtar më pak në fushë, tani në pjesën e dytë është shënuar goli i parë.
Zhvillohej minuta e 56-të kur Wszolek harkoi mirë në zonë, me Blaz Kramer që e pati të lehtë të shënonte me kokë, për 1:0.
⚽️ Legia Warszawa 1-0 FC Drita | Blaz Kramerpic.twitter.com/uavcV06RnF
— PushGoals (@PushGoals) August 22, 2024