Leganes i shkakton probleme, por Real Madridi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit - NACIONALE

Leganes i shkakton probleme, por Real Madridi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Real Madridi me disa mungesa ka shënuar fitore shumë të vështirë ndaj Leganes me rezultat 3:2, kështu për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Mbretërit nuk kishin në dispozicion një numër lojtarësh të rëndësishëm për këtë përballje, përfshirë Mbappen e Bellinghamin.

Ndonëse krijuan epërsi të dyfishtë, Real Madridi e vuri në dyshim për pak kohë kalimin në mesin e katër skuadrave më të mira.

Luka Modric shënoi për 1:0 vetëm pas 18 minutave lojë, i asistuar nga Rodrygo.

Shtatë minuta më vonë, i talentuari brazilian, Endrick, e dyfishoi rezultatin.

Leganes arriti të shënonte gol pak minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Cruz nga penalltia dhe me rezultatin 2:1 u mbyllën 45 minutat e para.

Cruz shënoi edhe golin e dytë personal në këtë përballje, duke barazuar rezultatin në 2:2 në minutën e 59-të.

Në gjysmëfinale, Real Madridin e dërgoi goli i vonshëm i 20-vjeçarit Gonzalo Garcia.

Real Madridi është gjysmëfinalisti i dytë i Kupës së Mbretit pas Atletico Madrid, teksa do të mësohen edhe dy skuadrat tjera, para se të tërhiqet shorti për përballjet gjysmëfinale.

Lajme të ngjashme