LeBron James shënon 42 pikë në paraqitjen e parë pas vitit 2011 në Drew League - NACIONALE

LeBron James shënon 42 pikë në paraqitjen e parë pas vitit 2011 në Drew League

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Njëri nga lojtarët më të mirë i të gjitha kohërave, Lebron James, është paraqitur dje në Drew League për herë të parë pas vitit 2011, duke shkëlqyer në paraqitjen e tij me 42 pikë e 16 rebounds.

Drew League është një ligë Professional-Amatuer që zhvillohet gjatë verës prej vitit 1973, dhe disa nga lojtarët e NBA, marrin pjesë çdo vit. Qëllimi i kësaj lige është socializmi, lidhja që bënë fusha e sportit e gjithashtu që të rinjtë të ikin nga rrugët dhe ti bashkohen komunitetit të sportit.

Në këtë ndeshje përskaj yllit të LA Lakers, ishte edhe DeMar DeRozan, lojtar i Chicago Bulls që kontribuoi me 30 pikë e 14 rebounds. Ndeshja u zhvillua me 10 minuta për çerek, dhe të pranishëm si tifozë ishin disa nga lojtarët e NBA, si: Draymond Green, Talen Horton-Tucker dhe Kendrick Nunn.

Pse LeBron James donte të luante në këtë ndeshje?

Verën e kaluar, LeBron James postoi në Twitter duke pyetur për skuadrën më të mirë Pro-Am për t’iu bashkuar. Por, vera e kaluar ishte një kohë e vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19.

James luan në LA Lakers që nga viti 2018, por deri më tani asnjëherë nuk ishte paraqitur në Drew League.

Komisionari i kësaj lige ishte i lumtur që më në fund LeBron erdhi për të luajtur.

“Isha shumë i lumtur me ardhjen e tij. Ai është nga Ohio, por luan në LA, paguan taksa këtu, familja e tij jeton këtu, fëmijët i shkollohen këtu dhe nuk po vinte asnjëherë. Fillimisht mendova se është paksa mendjemadh pasi nuk po vinte, por sinqerisht jam i lumtur që ai është këtu, duke treguar dashuri për fansat tonë. Ai është një djalë i lezetshëm”, tha Chaniel Smiley.

Dita e djeshme ishte një ditë e shkëlqyeshme për Jamesin, pas një sezoni për t’u harruar me Lakers. Ai luajti së bashku me DeRozan dhe Casper Ware, të cilët janë emra të respektuar në komunitetin e basketbollit në LA.

Çfarë atmosfere ishte në Drew League?

Reporteri që mbulon pjesën e LA Clippers për TheAthletic, Law Murray, tha: “Unë e kam mbuluar Drew League që nga viti 2014, dhe asnjëherë deri më tani nuk kam parë palestrën kaq plot të mbushur dhe aq të zhurmshëm kur një lojtar del nga dhomat e zhveshjes. Ishte si një ditë pagëzimi.”

Çfardo zhurme që bëhej, natyrisht që bëhej për LeBron James. Ai është ende ai lojtari i njëjtë si para 18 viteve. Hyrja e cila ishte e hapur nga ora 18:00 ishte e mbushur tanimë, kur dihej se kush do të luante. Një festë e madhe për tifozët e basketbollit në LA.

Lajme të ngjashme