LeBron James i dërgon Lakersat në playoff të NBA - NACIONALE

LeBron James i dërgon Lakersat në playoff të NBA

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Los Angeles Lakers dhe Atlanta Hawks jane pjesë e playoffit në NBA. Lakers shënuan fitore ndaj Minnesota Timberwolves me rezultat 108-102, ndërsa Atlanta Hawks e mundi Miami Heat me rezultat 105-116.

Ndeshja e Lakers ndaj Wolves ishte shumë emocionuese dhe të dy ekipet ishin gjatë gjithë ndeshjes kokë për kokë. Timberwolves filluan më mirë në pjesën e parë dhe në fillimin e pjesës së dytë. Ujqërit mbajtën epërsinë deri në minutat e fundit të çerekut të katërt dhe ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 98-98.

Në kohën shtesë Lakers kaluan në epërsi dhe Lebron James vulosi fitoren duke u zgjedhur edhe lojtari i ndeshjes me 30 pikë, dhjetë kërcime, gjashtë asistime dhe tre trepikësh.

Atlanta Hawks shënuan fitore dhe mundësuan inkuadrimin në playoff më një fitore bindëse ndaj Miami Heat 116-105. Shumicën e ndeshjes Hawks dominuan, ishin më të mirë në asistim, bllok, vjedhje topash dhe gjuajtje të lira. Heats dominuan më shumë në pjesën e dytë, në çerekun e katërt u munduan por një epërsi prej më shumë se dhjetë pikë e Hawks i ndalonte që të merrnin frymë. Lojtari i ndeshjes u zgjodh Trae Young me 25 pikë, tetë kërcime dhe shtatë asistime.

Ekipet fituese do të ndeshen me vendin e dytë të konferencave ku ata janë pjesë, Lakers do të ndeshet me vendin e dytë të konferencës perëndimore, Memphis Grizzlies, ndërsa Hawks ndaj Boston Celtics - konferenca lindore.

Në kuadër të ndeshjeve të playin sonte do të zhvillohen Chicago Bulls – Toronto Raptors dhe Oklahoma City Thunder – New Orleans Pelicans.

Timberwolves do të ndeshen me fituesin e ndeshjes Thunder – Pelicans.

Heat do të ndeshen me fituesin e ndeshjes Bulls – Raptors.

Roundi i parë i playoffs do të startojë nga data 15 prill./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme