LeBron James do ta konsiderojë pensionimin pas eliminimit të turpshëm nga NBA play-off
Një nga lojtarët më të mirë në histori të NBA-së dhe basketbollit botëror, Lebron James, ka thënë se do ta konsiderojë pensionimin e tij përgjatë pushimit, pasi tani ai është eliminuar nga play-off, duke u mposhtur 4:0 në finalen e Konferencën Perëndimore nga Denver Nuggets.
Pasi shënoi 40 pikë dhe luajti të gjitha minutat e takimit, përveç katër sekondave të humbjes 113:111 të Los Angeles Lakers në ndeshjen e katërt ndaj Denver Nuggets, me gjuajtjen e tij të sekondës së fundit në përpjekje për të çuar ndeshjen në vazhdime, e cila u bllokua, James përfundoi konferencën duke u thënë gazetarëve: "Duke shkuar përpara me lojën e basketbollit, kam shumë për të menduar."
Pas konferencës për shtyp, ESPN i kërkoi James të shtjellonte deklaratën e tij.
Kur thua se duhet të mendosh për gjëra, çfarë duhet ne të mendojmë për këtë?
"Nëse dua të vazhdoj të luaj," tha James.
Ndërsa i habitur gazetari e pyeti: Si në vitin e ardhshëm?
"Po."
Do të largoheshit?
"Më duhet të mendoj për këtë."
After getting swept in the WCF, #LeBronJames hints at retirement.#ThaGatewayNews #NBA pic.twitter.com/ot5ynglKnm
— ThaGateway News (@ThaGatewayNews) May 23, 2023
James, 38-vjeçar, e mbylli sezonin e tij të 20-të duke udhëhequr Lakersat nga pozita e shtatë në renditje përfundimtare, deri në finalet e Konferencës Perëndimore.
Paraqitjet e tij patën një luhatje të madhe në këtë seri, ashtu siç nuk jemi mësuar më parë, por ai shkëlqeu dje, ku shënoi 31 pikë vetëm gjatë dy çerekëve të parë, por një kthesë të madhe bëri Denver që ta përfundonte serinë shpejt, siç njihet në termin ndërkombëtar ‘Sweep’.

Ai luajti në të 17 ndeshjet e passezonit të LA - duke përfshirë fitoren play-in kundër Minesota Timberwolves, ndërsa administroi një dëmtim të këmbës së djathtë që e bëri atë të humbasë një muaj rresht në fund të sezonit të rregullt për shkak të një tendini të këputur.
Kujtojmë se LeBron James këtë sezon hyri në librat e historisë një herë e përgjithmonë, duke u bërë koshashënuesi më i mirë në histori të NBA-së, duke kaluar Kareem Abdul-Jabar, dhe tani ka 38,652 pikë të shënuara në 1421 lojë.
