Nikola Jokic e dërgon Denver Nuggetsin në finalen e parë të NBA-së, duke turpëruar Lakers - NACIONALE

Nikola Jokic e dërgon Denver Nuggetsin në finalen e parë të NBA-së, duke turpëruar Lakers

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Denver Nuggets ka arritur në finale të NBA-së për herë të parë në historinë e vet, falë Nikola Jokicit i cili e udhëhoqi skuadrën drejt rikthimit të rezultatit në pjesën e dytë për ta kompletuar një triumf 4:0 me ndeshje kundër Los Angeles Lakers në finalen e Konferencës Perëndimore.

Nuggets e përmbysi një disavantazh prej 15 pikëve pas pjesës së parë për të fituar 113-111.

Jokic, dy herë lojtari më i vlefshëm i NBA-së, i shënoi 30 pikë në këtë takim.

Nuggets do të përballet me Miami Heat apo Boston Celtics në finale nga 1 deri më 18 qershor.

Heat udhëheq 3:0 me ndeshjen në Konferencën Lindore dhe mund ta sigurojë finalen nëse e fiton ndeshjen e katërt sonte pas mesnate.

Dukej se LeBron James po e mbante gjallë sezonin e Lakers veç vetë, pasi i shënoi 31 pikë në një paraqitje mahnitëse në pjesën e parë duke i dhënë një epërsi prej 73-58 17 herë kampionit të NBA-së.

Por serbi Jokic e udhëhoqi një sulm të papërmbajtshëm të Nuggets në çerekun e tretë, duke i shënuar 13 pikë të cilin skuadra e tij e fitoi bindshëm 36-16 për ta përmbysur rezultatin e ndeshjes.

Në çerekun e katërt dramatik, ishte përsëri Jokic që shënoi pikët vendimtare për ta kaluar Denverin në epërsi kur kishin mbetur vetëm 51.7 sekonda.

James e kishte mundësinë e fundit për ta barazuar rezultatin dhe për ta çuar ndeshjen në vazhdime, por tentimi i tij për të shënuar u bllokua nga Aaron Gordon.

“Ne nuk dorëzohemi. Ne kemi pesë vite që e themi këtë – kur ishim të dobët apo kur ishim të mirë – ne nuk dorëzohemi. Dhe kjo ndodhi”, tha Jokic.

Lajme të ngjashme