Leart Paqarada do të mungojë në dy ndeshjet e Kosovës - NACIONALE

Leart Paqarada do të mungojë në dy ndeshjet e Kosovës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Leart Paqarada do t’i mungojë Kosovës për dy ndeshjet e muajit nëntor shkaku i lëndimit.

30-vjeçari ishte pjesë e listës së përzgjedhësit Franco Foda për përballjet ndaj Rumanisë, respektivisht Lituanisë megjithatë lëndimi që pësoi në përballjen e fundit ndaj Greuther Furth ka bërë që ta anulojë udhëtimin.

Ai u zëvendësua në minutën e 68-të dhe fatmirësisht nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz, mirëpo i duhet të pushojë në kohën kur zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare.

90min” ka konfirmuar se Paqarada e ka anuluar udhëtimin për në Kosovë dhe do të qëndrojë në Koln.

Raporti ndër të tjera shton se kosovari pritet të jetë gati për përballjen e Kolnit më 22 nëntor ndaj Preusen Munster, kandidat direkt në garën për promovimin në elitën e futbollit gjerman.

Ndërkohë, FFK-ja ende s’ka reaguar lidhur me lëndimin e Paqaradës dhe mbetet të shihet se cili futbollist do ta zëvendësojë mbrojtësin e krahut.

Lajme të ngjashme