Leard Sadriu flet pas kalimit te Mura: Pasi të fitojë minuta, shpresoj që të ftohem te Kosova A - NACIONALE

Leard Sadriu flet pas kalimit te Mura: Pasi të fitojë minuta, shpresoj që të ftohem te Kosova A

3 vjet më parë

nga Edonis Bytyqi

Qendërmbrojtësi Leard Sadriu është i fokusuar të fitojë vendin e titullarit te Mura dhe shpreson që në të ardhmen të ketë një ftesë nga Kombëtarja e Kosovës A.

Në ditën e fundit të afatit veror kalimtar, Sadriu kompletoi kalimin te Mura nga skuadra e Shkëndijës për një vlerë diku 100 mijë euro.

Pavarësisht që u pa si një marrëveshje e kryer për një kohë të shpejtë, mbrojtësi për gazetën Nacionale tha se bisedimet kanë zgjatur pasi Shkëndija nuk e ka lejuar të largohet pa u kryer ndeshjet në Evropë dhe pa u paguar ky dëmshpërblim.

Transferimi për mua tek Mura, ka qenë jo shumë i shpejtë sa duket pasi që negociatat mes dy skuadrave kanë filluar qysh para ndeshjeve të Evropës, por klubi Shkëndijës ka kërkuar që një marrëveshje e mundur të arrihet vetëm pas përfundimit të ndeshjes së Evropës”.

Marrëveshja mes dy klubeve është arritur pasi që klubi Mura i pagoi dëmshpërblimin e kërkuar nga Shkëndija dhe këtë transferim e mundësoi menaxheri Shkumbin Qorrmemeti”.

I pyetur për objektivat te Mura, Sadriu nënvizoi se dëshiron ta fitojë vendin e titullarit dhe konfirmoi se bisedoi me Dakun, me të cilin ishte njoftuar te Kosova U21.

Tani me synimet e mia janë që të futëm në ritëm me ekipin sa më shpejtë të jetë dhe të arrijë vendin e titullarit. Me Mirlind Dakun kemi kontakt pasi jemi shok nga ndeshjet e Kombëtares së Kosovës U21”.

Ai gjithashtu falënderoi tifozët e Shkëndijës për përkrahjen e madhe që i dhanë sa ishte pjesë e klubit maqedonas.

Normal që do jem falënderues gjithmonë ndaj Shkëndijës pasi që më ka ndihmuar shumë më bë këtë hap dhe i falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen sa kam qenë pjesë e klubit”.

Në fund, Sadriu pranoi se shpreson një ftesë nga Kosova pasi të përshtatet te klubi slloven.

Besoj që sa të arrij të futëm në ritmin me skuadrën dhe të marr minutat, atëherë shpresoj të kem ftesë nga Kombëtarja e Kosovës A”, përfundoi ai për Nacionalen.

Sadriu këtë edicion ka zhvilluar vetëm një ndeshje për Muran, duke luajtur 20 minuta në fushë.

Lajme të ngjashme