Leao sytë nga Topi i Artë, e pranon se të ardhmen e dëshiron në Premierligë - NACIONALE

Leao sytë nga Topi i Artë, e pranon se të ardhmen e dëshiron në Premierligë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Milanit, Rafael Leao, ka folur për karrierën, ambiciet dhe dëshirën e tij që të luajë në Premierligë në të ardhmen.

Anësori 23-vjeçar portugez ra dakord së fundmi për një kontratë të re pesëvjeçare me kuqezinjtë, duke e lidhur atë me klubin deri në verën e vitit 2028. E ardhmja e tij ka qenë një pikë kyçe e bisedës këtë sezon në Lombardi dhe gatishmëria e tij për të nënshkruar një marrëveshja të re ka heshtur thashethemet për një largim këtë verë.

Leao është një nga lojtarët kyç të skuadrës së Stefano Piolit dhe mungesa e tij në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Interin u ndje me dhimbje. Ai do të shpresojë t'i ndihmojë ata të kapërcejnë deficitin e golave në ndeshjen e dytë të martën.

Fillimisht portugezi tregoi për idhujt e tij në fëmijëri.

“Ronaldinho dhe Cristiano Ronaldo. Ata janë lojtarë që i kam ndjekur dhe jam përpjekur t'i kopjoj kur isha duke u rritur. Duke parë videot e tyre në Youtube mësova se si të bëj gjërat që bëj sot, duke dribluar…. Ata janë të dy idhujt e mi të mëdhenj dhe do të doja të kisha një karrierë të ngjashme me të tyren.”

Photo: Cristiano Ronaldo greets Leao in Saudi Arabia ahead of Milan-Inter

Anësori portugez foli për vitin e tij të parë në Francë me Lillen.

“Nuk ishte e lehtë në fillim sepse ishte një ndryshim i papritur dhe nuk prisja të shkoja në një vend tjetër kaq shpejt, por kjo ishte jashtëzakonisht dhe e rëndësishme për rritjen time, ku më ndihmoi të piqesha si lojtar. Edhe unë u rrita si person sepse mësova një gjuhë të re dhe si të sillesha me njerëz të rinj në një mjedis tjetër.”

French Connection: Rafael Leao, the 'Portuguese Mbappe' set to star at Lille | Goal.com

Leao kujtoi ndjenjën se si ishte të vishte fanellën e Milanit në fushë për herë të parë.

“Ndjeva një sasi të madhe krenarie dhe gjithashtu një ndjenjë të madhe përgjegjësie. Ndihesha edhe nervoz sepse fanella e Milanit peshon shumë. Është një klub me shumë histori që ka fituar disa tituj, shtatë Liga të Kampionëve! Kështu që kur pata mundësinë të vij këtu, nuk u mendova dy herë. Ditët dhe muajt e parë ishin momente emocionuese, sepse kurrë nuk e mendoja se do ta vishja këtë fanellë. Është një nder ta përfaqësoj atë deri më sot.”

Leao ishte një nga arsyet se pse Milani fitoi titullin kampion në Serie A, sezonin e kaluar.

"Shumë i lumtur. Ishte diçka që ekipi ynë e kishte pritur me padurim për një kohë. Ishte rezultat i mundit të madh dhe punës, ishte historik! Ishte një moment shumë i veçantë për mua personalisht sepse ishte kampionati i parë që fitova me Milanin dhe është një kujtim që do ta ruaj për pjesën tjetër të karrierës dhe jetës sime.”

Rafael Leão celebrating winning the Scudetto at the end of Sassuolo-Milan at Mapei Stadium – Città del Tricolore on May 22, 2022. (@acmilan.com) | Rossoneri Blog - AC Milan News

Ai u pyet nëse kishte një vend se ku do donte të luante në të ardhmen.

“Premierligë. Mendoj se çdo lojtar dëshiron të luajë në Premierligë, sepse është një ligë shumë konkurruese. Ka futboll tërheqës, ekipe të shkëlqyera dhe një audiencë mbarëbotërore. Seria A është aktualisht e pozicionuar shumë mirë në botën e futbollit, por patjetër që do të më duhet të them se e mendoj Premierligën në të ardhmen.”

Chelsea turn transfer attentions to Rafael Leao with AC Milan star seen as alternative to Everton's Anthony Gordon | The Sun

Së fundi, Leao diskutoi ambiciet e tij për karrierën dhe jetën e tij.

“Përsa i përket futbollit, qëllimi im është të fitoj Ligën e Kampionëve dhe një Top të Artë. Sikur një artist, eci me rrjedhën dhe nuk mendoj shumë. Individualisht dua ta shkruajë emrin tim në skenën botërore.”

Lajme të ngjashme