Ylli i Milanit Leao me shaka thotë se Mbappe duhet të transferohet në San Siro
Ylli i Milanit, Rafael Leao, me shaka ka thënë se tifozi i vetëshpallur i kuqezinjve, Kylian Mbappe, të largohet nga Paris Saint-Germain, për t’u transferuar në San Siro.
Reprezentuesi portugez po përgjigjet pyetjeve në një platformë të re të quajtur The Residency, që ka për qëllim që tifozët të afrohen me lojtarët elitar nëpër botë.

“Mbappe duhet të vijë te Milani ahaha”, shkroi Leao në aplikacion. Ai vazhdoi: “Ai është tashmë një tifoz i Milanit”.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të FIFA Best në Paris gjatë muajit shkurt, Mbappe zbuloi se nëse do të kalonte në Serie A, ai do t'i bashkohej Milanit, ekipit të tij të preferuar në Itali.
Leao qartazi ka një admirim të madh për francezin, fitues të Kupës së Botës, të cilin e cilësoi edhe si lojtarin më të mirë me të cilin është përballur deri më tani në karrierën e tij.

Mbappe po i afrohet dy viteve të fundit të marrëveshjes së tij aktuale me PSG-në, e cila do të përfundojë në verën e vitit 2025.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Megjithatë, 24-vjeçari përflitet se do t'i bashkohet Real Madridit dhe jo kuqezinjve nëse do të largohet nga Parku i Princave në sezonet e ardhshme.
