Leao gati të rikthehet nga lëndimi, kreu stërvitje të pjesshme me skuadrën
Ylli i Milanit, Rafael Leao, po i afrohet gjithnjë e më shumë rikthimin nga lëndimi për të qenë i gatshëm për kuqezinjtë, pasi ka kryer sot një pjesë të seancës stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës.
Ylli portugez pësoi një dëmtim në kofshë në minutën e 10-të të barazimit 2:2 të kuqezinjve me Leccen më 11 nëntor, duke e mbajtur atë jashtë fushës për ndeshjet e tyre me Fiorentina, Borussia Dortmund dhe Frosinone.

Leao ka bërë presion për t'u rikthyer në kohë për ndeshjen e Milanit me Atalantën në fundjavë, duke filluar menjëherë punën në fushë pasi testet në fillim të kësaj jave konfirmuan se dëmtimi në kofshën e tij të majtë ishte shëruar.
Siç theksohet nga Calciomercato.com, Leao zhvilloi pjesën e parë të seancës së sotme stërvitore të skuadrës në Milanello me Stefano Piolin dhe shokët e tij, duke bërë një tjetër hap përpara në rikuperimin e tij. Ai u shkëput më vonë gjatë seancës për të përfunduar ushtrimet e tij të personalizuara.
#Milan, #Leao in gruppo per la prima parte di allenamento: le sensazioni per Bergamo. #Kjaer a parte https://t.co/Pozdj8y179
— calciomercato.com (@cmdotcom) December 7, 2023
Dita e nesërme do të jetë vendimtare, pasi anësori portugez do të tentojë të kryejë të gjithë seancën me skuadrën. Nëse ai do ta bënte këtë, ai do të përfshihej në skuadrën për t'u përballur me Atalantën më 9 dhjetor.
Leao ka luftuar për të treguar më të mirën e tij për Milanin këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë katër asistime në 1184 minuta përgjatë 16 ndeshjeve.