Lazio vazhdon me rezultate pozitive, mposht Leccen
Lazio ka vazhduar me rezultate pozitive, duke triumfuar në shtëpi ndaj Lecces.
Vendasit fituan me rezultat minimal 1:0, në kuadër të xhiros së 20-të në Serie A.
Sfida ishte shumë e baraspeshuar nga minuta e parë, me dy skuadrat që kishin raste shënimi por dështuan t’i finalizojnë.
Heroi i Lazios ishte Felipe Anderson që realizoi golin e tre pikëve pas asistimit të Luis Albertos (58’).
Lecce kishte disa herë mundësi shënimi për ta fituar së paku një pikë, por asnjëra nga goditjet nuk përfundoi brenda rrjetës.
Kështu, Lazio arkëton pikët e plota dhe ngjitët në pozitën pestë me 33 pikë derisa Lecce renditet në pozitën e 13-të me 21 sosh.