Lazio e mposht Bayern Munichun, PSG fiton me rezultat komod ndaj Real Sociedad
Ka përfunduar edhe dita e dytë e ndeshjeve të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, aty ku Lazio ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Bayern Munich, ndërsa Paris Saint-Germain ka treguar forcën e saj duke fituar 2:0 ndaj Real Sociedad.
Bayern Munich dominoi takimin në Itali, por nuk gjuajti asnjëherë në drejtim të portës për 90 minuta, ndërsa Lazio edhe pse nuk e kishte posedimin e topit, u tregua shumë më e rrëzikshme se skuadra gjermane.
Harry Kane lëshoi dy shanse të arta në fillimin e pjesës së parë, duke gjuajtur mbi portë, teksa edhe Lazio pati shanset e saj me disa goditje, njëra prej të cilave u ndal nga Manuel Neuer.
Goli i vetëm i takimit erdhi në pjesën e dytë. Dayot Upamecano ishte fytyra tragjike e mbrëmjes, pasi lëre që shkaktoi penallti, por mori edhe karton të kuq, për ta lënë skuadrën e tij për 20 minuta me një lojtar më pak në fushë.
Upamecano red card pic.twitter.com/gxCSjmeZ71
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 14, 2024
Nga penalltia i saktë u tregua Ciro Immobile, kur shënoi për 1:0 në minutën e 69-të.
Immobile scored from the spot!pic.twitter.com/zKSIPaG6Gy
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 14, 2024
Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim në rezultat, dhe Lazio doli fituese nga takimi i parë i zhvilluar në kryeqytetin italian.
PSG - Real Sociedad
Ndeshja tjetër e mbrëmjes u zhvillua në Paris, aty ku PSG triumfoi me rezultat komod ndaj Real Sociedad, por duhet thënë që skuadra e Luis Enriques vuajti mjaft shumë në pjesën e parë.
Në përgjithësi kampioni francez ishte skuadra më e mirë në fushë dhe e vetmja që rrezikoi me goditje në drejtim të portës gjatë 90 minutave.
Edhe në këtë përballje gjatë 45 minutave të para gola nuk pati dhe fati i takimit u vendos në pjesë të dytë.
Zhvillohej minuta e 58-të kur Kylian Mbappe çoi skuadrën e tij në epërsi prej 1:0, pasi u gjend përballë me portierin Remiro, i cili pak minuta më pas do t'i mohonte një gol të sigurt.
🇪🇺 Goal: Kylian Mbappe | PSG 1-0 Real Sociedadpic.twitter.com/Oy5uqdnKtr
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 14, 2024
12 minuta më pas, 21-vjeçari Bradley Barcola shënoi gol të bukur mes këmbëve të portierit, pasi u asistua nga Fabian Ruiz, për rezultatin përfundimtar 2:0.
🇪🇺 Goal: Barcola | PSG 2-0 Real Sociedad pic.twitter.com/KqwqWJrplk
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 14, 2024
Kështu, PSG me epërsi prej dy golave do të shkojë në ndeshjen e kthimit në Spanjë.
Për të dy përballjet, ndeshjet e kthimit zhvillohen më 5 mars, aty ku do të mësohen dy skuadrat çerekfinaliste.