Lazio e eliminon Romën nga Kupa e Italisë - NACIONALE

Lazio e eliminon Romën nga Kupa e Italisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lazio e ka fituar derbin e rivalëve lokal ndaj Romës, duke siguruar “biletën” për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Vendasit triumfuan me rezultat minimal 1:0, sfidë që ishte e hapur nga minuta e parë.

Pjesa e parë doli të jetë shume e qetë, me dy skuadrat që tentuan me disa aksione mirëpo larg finalizimit.

Megjithatë, kjo ndryshoi qysh në fillimin e pjesës së dytë. Ishte Mattia Zaccangi që i dha epërsinë Lazios duke qenë i saktë nga pika e bardhë.

Matteo Guendouzi mori një goditje brenda zonës ku si pasojë arbitri akordoi penallti, nga e cila nuk gaboi Zaccangi (51’).

Lazio vazhdoi të dominojë duke pasur mundësi edhe përmes Vecinos dhe Castellanos por që i mungoi finalizimi.

E në fund, sfida u bë edhe më dramatike pasi trajneri jose Mourinho mori direkt karton të kuq, shkaku që gjyqtari kryesor Daniele Orasato nuk mund të dëgjonte më ankesat e “Special One”.

Kësisoj, Lazio avancon në gjysmëfinale ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Juventus – Frominese.

Lajme të ngjashme