Lazio arrin marrëveshje me Marseille për Guendouzin
Lazio ka arritur marrëveshje për mesfushorin Matteo Guendouzi me Olympique Marseille.
Skuadra italiane është vetëm një hap larg transferimit të francezit, që do t’iu bashkohet në ditët në vijim.
Siç raporton gazetari italian Gianluca Di Marzio, Lazio ka negociuar me Marseillen për një javë, meqenëse e kanë identifikuar 24-vjeçarin si më i duhuri për ta forcuar mesfushën.
Marrëveshja mes Lazios dhe klubit francez është arritur për 13 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse, të cilat do të jenë më të lehta për t’u kompletuar.
“Biancocelesti” tashmë kanë transferuar gjashtë lojtarë në këtë afat veror, meqenëse duan të provojnë të bëjnë më të mirën në Serie A si dhe Ligën e Kampionëve, ku edicioni i kaluar ishte sukses duke e mbyllur si pozitë e dytë.
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 27, 2023
E tëra që ka mbetur për shërbimet e francezit është marrëveshja personale, me Lazion që beson se do ta kompletojë në ditët në vijim.
Lazio e ka zhvilluar vetëm një paraqitje në Serie A këtë edicion, duke pësuar humbje befasuese nga Lecce.