“Lavdi heronjve”, huliganët nga Podgorica qajnë për terroristët e vrarë
Huliganët në Podgoricë kanë vajtuar për terroristët që mbeten të vrarë të dielën në Banjskë.
Tre persona mbeten të vrarë në Banjskë derisa edhe disa janë arrestuar në veprimet e policisë pas sulmit terrorist.
Sidoqoftë, tifozët e Budocnost kanë vajtuar për këta terroristë, ku në përballjen ndaj Mladost DG si baner i kanë vendosur emrat e terroristëve, si dhe shkruan“Lavdi heronjve”.
Meč 10. kola #meridianbet1cfl između Budućnosti i Mladosti DG obilježio je i transparent #varvari kojim su uz poruku ”slava herojima” odali počast trojici Srba koji su prije par dana ubijeni na Kosovu nakon napada na tamošnju policiju.
— CGsport.me (@cgsportme) September 27, 2023
foto: X pic.twitter.com/pm1YVOdP02
Kjo nuk është hera e parë që tifozët e Budocnostit bëjnë këso veprimesh, ngase janë të njohur për urrejtjen ndaj Kosovës.
Huliganët e lartpërmendur kishin shkaktuar probleme edhe në ndeshjen ndaj Llapit në vitin e kaluar.