Lautaro Martinez golashënuesi i pestë më i mirë në histori te Argjentina, e barazon Maradonën - NACIONALE

Lautaro Martinez golashënuesi i pestë më i mirë në histori te Argjentina, e barazon Maradonën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Interit, Lautaro Martinez, ka shënuar gol të jashtëzakonshëm në fitoren 1:0 të Argjentinës ndaj Perusë, kështu duke barazuar legjendën Diego Armando Maradona me gola të shënuar për kombëtare.

Lautaro Martinez shënoi golin e tij të 32-të ndërkombëtar të mërkurën e hershme në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Perusë.

Kjo do të thotë që El Toro tani është golashënuesi i pestë më i mirë në vendin e tij, së bashku me legjendën e futbollit Maradona.

Më shumë kanë vetëm Hernan Crespo (35 gola), Sergio Aguero (42), Gabriel Omar Batistuta (54) dhe Leo Messi (112).

Lautaro gjeti rrjetën në minutën e 55 mbrëmë me një gol të jashtëzakonshëm që bëri tifozët në Buenos Aires të qmendëshin.

“Jam i lumtur sepse e gjithë familja ime erdhi këtu dhe unë gjithmonë dua të jap më të mirën time”, tha Lautaro për TyC Sports.

“Ky vit ishte vërtet shumë pozitiv dhe e mbyllëm me fitore. Ishte një vit spektakolar për sa i përket paraqitjeve, golave ​​dhe lojërave të luajtura. Dua të vazhdoj të luaj dhe të përmirësohem dita ditës”.

Lajme të ngjashme