Lautaro Martinez: E dinim se kishim mundësinë për të arritur finalen dhe sot e kompletuam punën tonë - NACIONALE

Lautaro Martinez: E dinim se kishim mundësinë për të arritur finalen dhe sot e kompletuam punën tonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lautaro Martinez, golashënuesi i vetëm i takimit të sotëm të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Milanit, ka folur pas ndeshjes, duke thënë se e dinin që përpara kishin një mundësi për të arritur finalen, dhe e bënë punën perfektë për ta arritur këtë sukses.

Interi mposhti Milanin me rezultat të përgjithshëm 3:0 nga dy ndeshjet, për të siguruar kështu finalen e parë të Ligës së Kampionëve pas 13 viteve.

Martinez pas ndeshjes tha: “Bëmë një punë të mirë në të dy ndeshjet. Çelësi i suksesit ishte puna grupore. Pata eksperiencë të njëjtë në Kupën e Botës. Nëse jeni të bashkuar, ju duhet të luani këso ndeshjes të rëndësishme, në mënyrën më të mirë të mundshme. Çdoherë kur jam në fushë, tentoj të jap më të mirën për të ndihmuar bashkëlojtarët. E dinim se kishim një mundësi përpara për të arritur finalen e Ligës së Kampionëve dhe sot ne kompletuam punën tonë.”

Zikaltrit janë finalistët e parë të Ligës së Kampionëve këtë sezon, me finalen që do të zhvillohet më 10 qershor në Stamboll.

Kundërshtari i Interit do të mësohet nesër, kur në gjysmëfinalen tjetër Manchester City e pret Real Madridin në ndeshjen e kthimit, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë.

Lajme të ngjashme