Lautaro Martinez bën heroin, Inter e mposht Napolin dhe e fiton Superkupën e Italisë - NACIONALE

Lautaro Martinez bën heroin, Inter e mposht Napolin dhe e fiton Superkupën e Italisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter Milan e ka shijuar trofeun e parë për vitin 2024, duke mposhtur në finale të Superkupës së Italisë skuadrën e Napolit.

“Neurazzurët” ishin më të mirë gjatë tërë kohës, sidomos pas minutës së 60-të kur “Napolitanët” mbeten me një lojtar më pak, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 0:1.

Inter e nisi më mirë, duke krijuar disa raste shënimi por që s’arritën t’i finalizonin derisa Napoli tentonte me kundërsulme.

Lautaro Martinez shënoi një gol pas një aksioni fantastik, por që u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Situata u vështirësua për vendasit kur sulmuesi Giovanni Simeone u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, andaj edhe u përjashtua nga fusha.

Që atëherë Inter kishte disa raste shënimi mirëpo që s’ia doli deri në fund që ta thyente mbrojtjen vendase.

Heroi i Interit ishte qendërsulmuesi Lautaro Martinez që realizoi nga afërsia pas një asistimi perfekt të Benjamin Pavardit (90+1’).

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani zhvilloi një paraqitje solide nga fillimi, por që fatkeqësisht s’e shijoi trofeun e dytë në fanellën e Napolit.

Kësisoj, Inter merr trofeun e parë për vitin 2024, derisa shihen edhe favorit për Serie A, derisa do të synojnë të bëjnë befasi në Ligën e Kampionëve meqenëse janë eliminuar nga Kupa e Italisë.

Lajme të ngjashme