Laura vazhdon rrugëtimin drejt medaljes së artë, kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian
Laura Fazliu nuk ka të ndalur. Paraqitjet e saj të jashtëzakonshme po vazhdojnë dhe ajo në çerekfinale ishte e papërmbajtshme, duke mposhtur francezen Clarisse Agbegnenou, për të kaluar në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogram.
Fazliu ndonëse ishte më e mirë gjatë gjithë takimit me një dominim në luftë, përballja shkoi në Golden Score.
Aty xhudistja kosovare me një lëvizje fantastike e përplasi kundërshtaren për tatami, për ta fituar përballjen, e cila ia siguron një vend në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.
Në mesin e katër më të mirave, Laura do ta presë fituesen tjetër Andreja Leski, që vjen nga Sllovenia.