LASK: Valon Berisha ftohet te Kosova për përballjen ndaj Norvegjisë
Kombëtarja e Kosovës nën udhëheqjen e Franco Fodas e ka ftuar sërish mesfushorin e LASK-ut, Valon Berishën.
Lista e Kosovës ende s’është bërë publike, megjithatë klubi austriak ka njoftuar se Berisha tashmë ka marrë ftesë.
Përmes një komunikate zyrtare, LASK konfirmoi se Berisha do të udhëtojë për t’u përballur me Norvegjinë.
“Valon Berisha është kthyer sërish te kombëtarja e Kosovës. Një miqësore ndaj Norvegjisë i pret më 5 qershor për Kosovën, ku ish trajneri i Austrisë Franco Foda është përzgjedhës që nga shkurti”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.
Torhüter Tobias #Lawal schaffte es in den Kader des österreichischen Nationalteams, Maksym #Talovierov wurde für das Aufgebot der Ukraine nominiert. Valon #Berisha und Andres #Andrade sind ebenfalls mit ihren Nationen unterwegs.
— LASK (@LASK_Official) May 21, 2024
🗞️Mehr dazu: https://t.co/bAWIp3j4Qi pic.twitter.com/l0Uof4CNQ6
Përndryshe, Gazeta Nacionale ka njoftuar se Foda ka ftuar edhe portierin e Tiranës Mustafë Abdullahu për herë të parë, i cili ka qenë pjesë e grupmoshave U21 së fundmi.
Në ditët në vijim, Foda pritet ta bëjë publike listën e Kosovës, ku më shumë gjasë nuk do të ketë ndonjë prurje “të madhe”. Përndryshe, përzgjedhësi është i pranishëm në “Rexhep Rexhepi” për ta shikuar finalen e Kupës mes Prishtinës dhe Ballkanit.