Las Palmas e befason Barcelonën
Barcelona i ka bërë nderë Real Madridit, pasi ka pësuar humbje në shtëpi 2:1 ndaj Las Palmas.
Katalunasit ishin befasia e kësaj jave në La Liga, pasi Las Palmas nuk po kalon momente të mira dhe janë në pjesën e fundit të tabelës.
Ndonëse përballja u dominua nga skuadra e Hansi Flick, mysafirët i shfrytëzuan rastet në maksimum për të marrë fitore.
Pjesa e parë e takimit nuk pati asnjë gol të shënuar, ndërsa 45 minutat në vijim u shënuan tre gola.
Ramirez e kaloi në epërsi Las Palmasin në minutën e 49-të, i asistuar nga Rodriguez.
🚨🇪🇸 GOAL | Barcelona 0-1 Las Palmas | Sandro
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 30, 2024
BARCELONA HAVE GONE BEHIND!pic.twitter.com/VJHu9MvqAM
Ylli brazilian, Raphinha, e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 61-të, e në rolin e asistuesit ishte Pedri.
🚨🇪🇸 GOAL | Barcelona 1-1 Las Palmas | Raphinha
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) November 30, 2024
RAPHINHA HAS EQUALIZED FOR BARCELONA !!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/qy5PcmlFCs
Por vetëm gjashtë minuta më vonë mysafirët shënuan sërish për të rikthyer epërsinë prej një goli. Kësaj radhe për 2:1 shënoi Silva.
Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, me Barcelonën që mori humbjen e tretë sezonale.
Katalunasit nuk dinë për fitore në tri ndeshjet e fundit në La Liga dhe tani i kanë dhënë mundësi Real Madridit që të kalojnë në krye të elitës spanjolle.
Barcelona ka 34 pikë në 15 ndeshje, katër më shumë se Mbretërit që kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara.