Laporte zbulon mesazhin e Man Cityt për lojtarët pas akuzave për 115 thyerje të rregullave
Ish mbrojtësi i Manchester Cityt Aymeric Laporte ka zbuluar se klubi beson se do ta dëshmojë pafajësinë pas akuzave për 115 rregulla të thyera, me gjyqin që do të nis të hënën.
Pas një procesi të gjatë, City dhe Premierliga do të përballen zyrtarisht në seancë dëgjimore, e cila do të zgjasë rreth dhjetë javë, kurse vendimi do të arrijë para vitit 2025.
City u akuzua për herë të parë në vitin 2023, atëherë kur Laporte ishte në klub. Spanjolli tani ka treguar se skuadrës angleze nuk i ka interesuar për këto akuza, duke iu bërë me dije lojtarëve se janë të pafajshëm.
“Isha aty kur nisën lajmet. Drejtori sportiv (Txiki Begiristain) dhe drejtori (Ferran Soriano) erdhën dhe iu thanë lojtarëve dhe stafit që duhet të jemi shumë të qetë sepse as edhe një rregull s’është thyer nga Man City”.
“Na thanë se gjithçka është në rregull prandaj City do të jetë mirë. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem”.
“Siç Pep Guardiola thotë gjithmonë, nëse kanë bërë diçka të gabuar atëherë duhet të paguajnë”, deklaroi ndër të tjera Laporte.
Trajneri Guardiola së fundmi deklaroi se po pret që emri i Cityt të pastrohet, duke insistuar se drejtësia do të flet në fund.