Laporta shpjegon pse Barcelona refuzoi ofertën 100 milionëshe për De Jongun - NACIONALE

Laporta shpjegon pse Barcelona refuzoi ofertën 100 milionëshe për De Jongun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka zbuluar se refuzuan 100 milionë euro për mesfushorin Frenkie de Jong shkaku që dëshirojnë të vazhdojnë të jenë garues.

De Jong arriti në vitin 2019 te Barcelona nga Ajaxi, por ishte pranë kalimit te Manchester United që thuhet se ofruan plot 100 milionë euro.

Sidoqoftë, presidenti i Barcelonës thotë se e hodhën poshtë këtë ofertë shkaku që duan të garojnë për trofe.

Nuk mund të përmirësohemi në aspektin sportiv nëse nuk bëjmë detyrat e shtëpisë ekonomisht. Kishim shanset për të shitur Frenkie de Jong për 100 milionë euro dhe nuk donim ta bënim shkaku që të jemi garues”.

De Jong e ka pranuar se ka pasur një ‘situatë’ me presidentin Joan Laporta kur interesimi i Man Unitedit u bë më i fortë, por shtoi se nuk ka probleme mes tyre.

Ai në muajin maj tha: “Lidhja ime me presidentin është shumë e mirë. Në realitet, asnjëherë s’ka qenë e keqe”.

Man United kishte arritur marrëveshje në parim me Barcelonën në vitin 2022, por De Jong refuzoi të largohej nga klubi katalunas dhe pranoi zbritje page që t’i ndihmojë bluagranasve gjatë kohës së pandemisë.

Sidoqoftë, tani lojtari është i paprekur nën urdhrat e Xavi Hernandezit.

Lajme të ngjashme