Laporta konfirmon takimin me babanë e Messit, nuk e përjashton mundësinë e transferimit - NACIONALE

Laporta konfirmon takimin me babanë e Messit, nuk e përjashton mundësinë e transferimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonë, Joan Laporta, ka konfirmuar se është takuar me babanë e yllit të Paris Saint-Germain, Lionel Messit, dhe ka lënë të hapur mundësinë e një transferimi të mundshëm në afatin kalimtar të verës.

Laporta u takua me Jorge Messi, për të diskutuar shumë gjëra, ndër to edhe një ndeshje nderi. Presidenti katalunas nuk e konfirmoi as nuk e mohoi se është biseduar për një transferim të kampionit të Botës te Barcelona.

Lionel Messi celebrate PSG Nantes 2022-23

“Po e takova Jorge Messin. Diskutuam për Kupën e Botës dhe për një ndeshje nderi për Leon. Ai është në PSG tani, kështu që nuk dua të flasë se a do të kthehet apo jo ai këtu.”

Laporta mori drejtimin e katalunasëve, pasi Barcelona hyri në një situatë të rëndë financiare dhe ai vendosi që të linte Messin të largohej nga Camp Nou, pasi kjo ishte e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike të klubit.

Joan Laporta Barcelona 2022

"Më duhej të merrja një vendim," tha ai. "Klubi mbi të gjitha. Ne nuk e kishim një gjendje të mirë të FPF-së, unë ende ndihem i trishtuar për këtë. Më duhej të zgjidhja dhe zgjodha klubin. Në Paris e pamë njëri-tjetrin.”

Fituesit të Kupës së Botës i skadon kontrata këtë verë me kampionët francez, por ai do të përpiqet t'i sjellë lavdinë e Ligës së Kampionëve PSG-së përpara një largimi të mundshëm. Klubi francez duhet të rikthehet nga humbja 1:0 e ndeshjes së parë ndaj Bayern Munichut, në mënyrë që të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme