Vëllau i Messit: Për t’u kthyer në Barcelonë së pari duhet të largohet Laporta - NACIONALE

Vëllau i Messit: Për t’u kthyer në Barcelonë së pari duhet të largohet Laporta

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vëllau i Lionel Messit, Matias Messi, në një prononcim të fundit ka folur hapur rreth një mundësie të rikthimit të ylli argjentinas te Barcelona. Deklarata këto që bënë shumë bujë në Spanjë.

Në një dalje publike që bëri në kanalin e “Twitchit” të birit të vet, Matias Messi, vëllau i Lionel Messi, foli rreth yllit argjentinas dhe të ardhmes së tij.

Fakti që Messit i skadon kontrata në qershor të këtij viti dhe se akoma nuk e ka rinovuar atë me PSG, bën që tifozët e Barcelonës të shpresojnë në një rikthim sensacional në “Camp Nou”.

“Nuk do të kthehemi në Barcelona. Nëse do ta bëjmë, duhet të bëhet në pastrim i mirë në klub. Në mesin e këtyre edhe Joan Laporta. Ai është jofalënderues për atë që Messi i ka dhënë Barcelonës”
, deklaroi Matias Messo për Labajada 10 në “Twitch”.

Komentet e tij vazhduan të ishin akoma më të forta, duke hedhur akuza të rënda edhe mbi katalonasit si qytetarë, duke i fyer ata.

“Njerëzit nuk e kanë ndihmuar. Ka qenë dashur që Laporta të largohej e Messi të mbetej në skuadër. Katalonasit janë tradhtarë”, tha ai.

Duhet theksuar që Lionel Messi prononcime të ngjashme ndaj ish-klubit të tij nuk ka bërë asnjëherë. Vëshirë të mendohet se këto deklarata përfaqësojnë edhe mendimin e shtatë herë fituesi të Topit të Artë.

Ndërkohë 35-vjeçari po e vazhdon formën e jashtëzakonshme me PSG. Për dallim nga sezoni i kaluar, tani është rikthyer sërish në një optimum të ecurisë së tij, duke bërë dallimin ashtu siç na kishte mësuar.

Lajme të ngjashme