Laporta: I besojmë Xavit, duam një mesfushor në janar - NACIONALE

Laporta: I besojmë Xavit, duam një mesfushor në janar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës Joan Laporta ka treguar se ka besim të plotë te trajneri Xavi Hernandez dhe që në janar do të tentojnë të marrin një mesfushor në formë huazimi.

Barcelona po kalon një formë jo të mirë në aspektin sportiv, pasi janë shtatë pikë prapa liderit Real Madrid, ndërsa përballen me Napolin në fazën e eliminimit direkt.

Presioni është shtuar te Xavi, megjithatë Laporta thotë se ka besim të plotë te tekniku spanjoll.

“I besojmë Xavit dhe e meriton. Kemi besim të plotë te ai”.

Është trajner i shkëlqyer, i mbron lojtarët dhe lidhja mes meje dhe tij është e shkëlqyer. Nëse shikon statistikat pas ndeshjes atëherë janë të gjitha të mira”.

Laporta la gjithashtu të hapur mundësinë e huazimit të një mesfushori, gjithnjë nëse ka hapësirë në fair-playin financiar.

Nëse kemi hapësirë në fair-playin financiar, plani ynë mbetet të nënshkruajmë me një mesfushor në janar, do të jetë në formë huazimi”.

Do të përsërisim çfarë bëri Edgar Davids disa vite më parë”, shtoi ai për “Mundo Deportivo”.

Ndërkoë, Barcelona në xhiron e radhës pritet t’i jep fund rezultateve negative si nikoqir i Almerias.

Lajme të ngjashme