Lamtumirë VAR: Klubet e Premierligës pritet të votojnë për largimin e teknologjisë për sezonin e ardhshëm - NACIONALE

Lamtumirë VAR: Klubet e Premierligës pritet të votojnë për largimin e teknologjisë për sezonin e ardhshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Klubet e Premierligës do të votojnë një propozim për të hequr VAR-in plotësisht, para fillimit të sezonit 2024/25.

Sipas The Athletic, klubet nga Premierliga do ta votojnë propozimin për largimin e teknologjisë para fillimit të sezonit 2024/25, në një mbledhje që do të mbahet muajin e ardhshëm. Wolves ka bërë një kërkesë të tillë, ku kërkohen 14 vota nga 20 klube që janë në total, për të kaluar propozimi.

VAR

Ka pasur një larmi polemikash për VAR këtë sezon, veçanërisht anulimi i golit gabimisht i Liverpoolit kundër Tottenham. Nottingham Forest gjithashtu është ankuar vazhdimisht për përdorimin e teknologjisë, madje duke i shkruar Premierligës për të protestuar. Premierliga, përmes një zëdhënësi, ka këmbëngulur që elita angleze të "mbetet e përkushtuar" për zhvillimin e VAR.

Në një deklaratë, Wolves tha: “Nuk ka asnjë fajtor — ne të gjithë po kërkojmë rezultatin më të mirë të mundshëm për futbollin — dhe të gjithë palët e interesuara kanë punuar shumë për të provuar dhe për të bërë prezantimin e suksseshëm të teknologjisë. Sidoqoftë, pas pesë sezoneve të VAR në Premierligë, është koha për një debat konstruktiv dhe kritik për të ardhmen e tij. Pozicioni ynë është se çmimi që ne po paguajmë për një rritje të vogël të saktësisë është në kundërshtim me frymën e lojës sonë, dhe si rezultat duhet ta heqim atë nga sezoni 2024/25 e tutje.”

Ata shtuan se VAR ka “pasoja të shumta negative të paqëllimshme që po dëmtojnë marrëdhëniet midis tifozëve dhe futbollit, dhe minojnë vlerën e markës Premierligë”.

NIKE VAR

Premierliga do të përfundojë këtë fundjavë dhe vota e përgjithshme do të zhvillohet muajin tjetër. Wolves do të ketë nevojë për mbështetjen e 13 klubeve të tjera të Premierligës për mocionin që do të miratohet, dhe që VAR të hiqet potencialisht plotësisht nga elita angleze.

Lajme të ngjashme