Lampard e pranon se provoi ta transferonte Erling Haalandin te Chelsea
Trajneri Frank Lampard e ka pranuar se nuk është i befasuar nga rekordi i sulmuesit Erling Haaland dhe konfirmoi se provoi ta transferonte te Chelsea.
Norvegjezi ka qenë i mrekullueshëm që prej kalimit te “Qytetarët” duke shënuar 52 gola në të gjitha garat.
Në konferencë për shtyp para derbit ndaj Man Cityt, Lampard e pranoi se nuk është i befasuar nga rekordi i Haalandit dhe që provoi ta transferonte këtë të fundit në “Stamford Bridge”.
“Është statistike fantastike për të. Provova ta transferoja kur isha këtu për herën e fundit. Isha tejet i interesuar, por nuk ndodhi”.
“Niveli i tij ishte shumë i qartë qysh nga ajo pikë. Ne luajtëm kundër tij në parapërgatitje sa ishte te Salzburg dhe ishte fantastik. Më pëlqen të shoh lojtarë të këtij niveli dhe personalisht të bëhet më i miri siç e ka dëshmuar”.
“Mendoj se është i veçantë dhe do të adaptohej menjëherë shkaku i nivelit. Mendova shkaku i rekordit të golave për shtetin e tij dhe në Austri do të ishte një ndihmë e madhe dhe ne do ta ndihmonin”.
“Nuk e di nëse ka menduar të vinte këtu, por isha një fans i madh që të ndodhte”, deklaroi Lampard.
Chelsea do të ketë një përballje të vështirë të shtunën ndaj Man Cityt, pasi nëse humbasin skuadra e Pep Guardiolas edhe matematikisht do të shpallet kampion i Anglisë.