Lamine Yamal në histori të Kampionateve Evropiane - NACIONALE

Lamine Yamal në histori të Kampionateve Evropiane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një karrierë që sapo ka filluar në futbollin profesionist, Lamine Yamal, ka thyer tashmë një mori rekordesh për Barcelonën dhe Spanjën dhe një të tillë do ta bëjë edhe sot në Evropian.

Sot, Spanja takohet me Kroacinë në kuadër të Grupit B në EURO 2024 dhe 16-vjeçari i Barcelonës do të luajë nga minuta e parë, duke u bërë lojtari më i ri në histori të Kampionateve Evropiane.

Para këtij rekordi, ai ishte bërë lojtari më i ri që merr pjesë në një Evropian, kur lista u publikua nga trajneri Luis de la Fuente.

Në moshën 16 vjeç e 338 ditë, Yamal, e ka thyer rekordin e vendosur nga polaku, Kacper Kozlowski, i cili bëri debutimin e tij në EURO në vitin 2021 në moshën 17 vjeç e 246 ditë.

Ky është një moment tjetër historik në karrierën e një ylli që ka të ngjarë të ketë këso arritje të mëdha, nëse forma e tij vazhdon në këtë trajektore.

Në rast se do të shënonte sot ndaj Kroacisë, ai do të bëhet golashënuesi më i ri në historinë e Evropianëve, rekord që aktualisht mbahet nga Johann Vonlanthen i Zvicrës, kur shënoi në moshën 18 vjeç e 140 ditë në EURO 2004.

Lajme të ngjashme