Formacionet zyrtare: Spanja - Kroacia, 16-vjeçari i Barcelonës starton për 'Furinë e Kuqe'
Tashmë është gjithçka gati për të filluar i ashtuquajturi Grupi i Vdekjes, me përballjen e parë që do të jetë mes Spanjës dhe Kroacisë me fillim nga ora 18:00.
Grupi B konsiderohet si më i vështiri dhe më interesanti në këtë Kampionat Evropian, pasi do të luftojnë tri superfuqi si Spanja, Italia e Kroacia, teksa një befasi e ëmbël mund të jetë Shqipëria, e cila është kombëtarja me më pak përvojë në këtë grup.
Kur ka mbetur më pak se një orë për të filluar ndeshja mes Spanjës dhe Kroacisë, trajnerët kanë publikuar formacionet startuese.
Ylli 16-vjeçar i Barcelonës, Lamine Yamal, do të jetë nga minuta e parë në këtë ndeshje, me trajnerin Luis de la Fuente që ka vendosur për skemën 4-3-3.
Spanja (4-3-3): Simon; Carvajal, Le Normand, Nacho, Cucurella; Pedri, Rodri, Ruiz; Yamal, Morata dhe Williams.
Y si te gusta el 𝗢𝗡𝗖𝗘 de la @SEFutbol como siempre, en una imagen y colocaditos en el campo, pues aquí lo tienes.
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) June 15, 2024
😜 (Hemos hecho una versión más guay aún).#VamosEspaña | #EURO2024 pic.twitter.com/TB4fOcY4bg
Të njëjtin rreshtim ka vendosur edhe kroati Zlato Dalic, ku Luka Modric do të jetë lideri i skuadrës në fushën e lojës.
Kroacia (4-3-3): Livakovic; Stanisic, Sutalo, Pongracic, Gvardiol; Brozovic, Modric, Kovacic; Majer, Kramaric dhe Budimir.
Here it is! #Croatia starting lineup for the first #EURO2024 challenge! 🌟 #ESPCRO #Family #PokažiSrce #Vatreni❤️🔥 pic.twitter.com/I90HnKfnXk
— HNS (@HNS_CFF) June 15, 2024
Përballja që fillon në orën 18:00, zhvillohet në Olympiastadion në Berlin, me drejtësinë që do të ndahet nga delegacioni anglez.
Gjyqtari kryesor i takimit është Michael Oliver, teksa dy në ndihmë do të ketë dy anësorët, Stuart Burt dhe Dan Cook. Gjyqtari i katërt është Anthony Taylor, ndërsa kryesori në VAR, Stuart Attwell, që do të ketë edhe dy ndihmës.