Lajm i mirë nga kampi i Brazilit, Neymar tregon pamje nga gjendja e tij
Ylli i Brazilit, Neymar, ka ndarë një përditësim premtues për rehabilitimin e tij të lëndimit, duke postuar një foto që tregonte një reduktim të ndjeshëm të ënjtjes në kyçin e këmbës, që përcolli me një mesazh motivues ‘Le të shkojmë’.
Neymar u detyrua të lërë fushën me një dëmtim në kyçin e këmbës të ënjtur në 10 minutat e fundit të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës të Brazilit kundër Serbisë.
Pas ndeshjes, ai u zotua se do të kthehet shpejt dhe do të ndihmojë vendin e tij. Braziliani tani ka shpërndarë një foto në të cilën shihet ënjtja në kyçin e këmbës që ishte dukshëm më pak se në ditët e kaluara, foto këto që i përcolli me një mesazh të shkurtët motivues.

Ndërsa Neymar po rikuperohet shpejt nga lëndimi i tij, nuk ka gjasa që ylli i PSG të kthehet në aksion përpara fazës së eliminimit. Megjithatë, mediat në Brazil sugjerojnë me kujdes se ai mund të paraqitet në një farë kapaciteti gjatë ndeshjes së fundit të grupit të Selecaos kundër Kamerunit të premten.
Brazili do të shpresojë të konfirmojë një pozicion në 1/8 e finales me një fitore të dytë radhazi kur të përballet me Zvicrën këtë të hënë.
