Lajm i keq për Manchester Unitedin, Onana do të mungojë në ndeshjet kryesore - NACIONALE

Lajm i keq për Manchester Unitedin, Onana do të mungojë në ndeshjet kryesore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Raportohet se Andre Onana do të mungojë në disa ndeshje kyçe për Manchester Unitedin, pasi ai ka vendosur t’i bashkohet bashkëlojtarëve të Kamerunit për në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON).

Ish-portieri i Interit ishte larguar më parë nga futbolli ndërkombëtar pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin e Kamerunit Rigobert Song që çoi në largimin e tij nga skuadra e Kupës së Botës 2022 në mes të turneut në Katar. Megjithatë, dyshja ka rregulluar mosmarrëveshjet dhe Onana u rikthye në kombëtare. Pas kthimit të tij ai u shfaq në ndeshjen kualifikuese AFCON kundër Burundit në shtator dhe gjithashtu në një miqësore kundër Senegalit gjatë pushimit ndërkombëtar të tetorit.

Sipas iNews, Onana ka dhënë pëlqimin e tij për t'u paraqitur për ‘The Indomitable Lions’ në turneun kontinental që do të nisë më 13 janar në Bregun e Fildishtë.

Nëse Kameruni shkëlqen në turne dhe arrin në finale, United do të duhet të përballet pa shërbimet e Onanës në katër ndeshje të Premierligës, dy ndeshje të FA Kupës dhe një gjysmëfinale të mundshme të Carabao Kupës. Onana ka gjetur gradualisht formën e tij në klubin e tij të ri dhe u shfaq si hero në fitoren e Unitedit në Ligën e Kampionëve ndaj FC Copenhagen javën e kaluar, pasi ai mbrojrti një penallti në kohën shtesë për të vulosur tre pikët. Ai ishte një nga performuesit më të mirë në humbjen 3:0 në derbin ndaj Manchester Cityt fundjavën e kaluar, gjithashtu, dhe përpjekjet e tij u njohën më tej kur ai doli i 23-ti në votimin e Topit të Artë 2023 pas një sezoni të shkëlqyer të mëparshëm me Interin.

Andre Onana Manchester United 2023-24

Nëse Onana i përgjigjet me të vërtetë thirrjes ndërkombëtare të Song, atëherë United do të duhet të varet nga Altay Bayindir, portieri turk i nënshkruar nga Fenerbahçe gjatë verës. Megjithatë, në afat të shkurtër, Onana do të vazhdojë të qëndrojë mes portës kur United të presë Newcastle United në Carabao Kup të mërkurën, përpara se të përballet me Fulham në Premierligë të shtunën.

Lajme të ngjashme