Lajm i keq për Liverpoolin, Haaland i gatshëm për përballjen e së shtunës - NACIONALE

Lajm i keq për Liverpoolin, Haaland i gatshëm për përballjen e së shtunës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpooli mund të kishte shpresuar se Erling Haaland nuk do të kthehej në kohë për të luajtur ndeshjen e së shtunës për Manchester Cityn, por sulmuesi norvegjez tashmë është krejtësisht i gatshëm për derbin.]

Sulmuesi i jashtëzakonshëm norvegjez pësoi një tjetër dëmtim "të dhimbshëm" në kyçin e këmbës ndërsa ishte pjesë e vendit të tij në aksionin kualifikues për Euro 2024 gjatë pushimit ndërkombëtar, por luajti vetëm në miqësore, për t'u mos u paraqitur në ndeshjen ndaj Skocisë për t'u ruajtur për klubin e tij.

Megjithatë, Haaland duket se e ka përballuar mirë këtë lëndim, pasi u stërvit së bashku me pjesën tjetër të skuadrës së Pep Guardiolës, teksa ata janë duke u përgatitur për një ndeshje të vështirë në Premierligë me Liverpoolin. Sulmuesi 23-vjeçar, i cili shënoi 52 gola në sezonin historik me tripletë për Cityn sezonin e kaluar, duket se është në gjendje të plotë pune.

Cityt iu desh të përballej me disa kushte të këqija atmosferike gjatë seancës së tyre stërvitore të enjten, me shiun e Mançesterit që binte, por Guardiola ishte gjithashtu në gjendje të hidhte një sy mbi Rodri, Ederson dhe Nathan Ake – të cilët të gjithë kanë qenë të lënduar kohët e fundit.

Kampionët në fuqi City takohen me Liverpoolin nesër (e shtunë), duke qenë në krye të tabelës së Premierligës. Megjithatë, ata janë vetëm një pikë larg skuadrës së Jurgen Klopp, dhe do të kenë nevojë që lojtarët si Haaland të shënojnë, në mënyrë që mos të humbin pikë, për të rrëshqitur nga vendi i parë.

Lajme të ngjashme