‘Buzëqesh’ Guardiola, Erling Haaland pritet të jetë gati për Liverpoolin - NACIONALE

‘Buzëqesh’ Guardiola, Erling Haaland pritet të jetë gati për Liverpoolin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Cityt Erling Haaland pritet të jetë i gatshëm për përballjen ndaj Liverpoolit të shtunën.

Norvegjezi u largua nga kombëtarja pasi lëndoi këmbën në fitoren 2:0 ndaj Ishujve Faroe.

Lëndimi ishte i ngjashëm me atë që pësoi në fitoren ndaj Bournemouth, ku u largua pas gjysmës së pjesës së parë.

Sidoqoftë, mediat britanike raportojnë se Haaland është duke e fituar garën për t’u bërë gati me kohë dhe pritet të jetë i gatshëm edhe të nisë nga minuta e parë.

Qendërsulmuesi ka dështuar të shënojë ndaj Liverpoolit sezonin e kaluar dhe këtë rekord të “zi” synon t’i jap fund në vikend.

Man City do të përballet me Liverpoolin këtë të shtunë, ku vetëm një pikë i ndan në tabelën momentale të Premierligës.

Përndryshe, Haaland mund të fokusohet plotësisht te skuadra angleze pasi Norvegjia s’ka shanse të sigurojë ndonjë vend në Kampionatin Evropian apo edhe në “play-off”.

Lajme të ngjashme