Lajm i keq për Ancelottin, tre yje mungojnë ndaj Espanyolit - NACIONALE

Lajm i keq për Ancelottin, tre yje mungojnë ndaj Espanyolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid do të jetë pa shërbimet e lojtarëve si David Alaba, Ferland Mendy dhe Karim Benzema në xhiron e radhës ndaj Espanyolit, që zhvillohet të shtunën.

Alaba dhe Mendy vazhdojnë të punojnë për shërimet nga lëndimet derisa Benzema ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës.

Sidoqoftë, trajneri Carlo Ancelotti në konferencë për shtyp konfirmoi se Mendy dhe Benzema do të jenë të gatshëm për përballjen ndaj Liverpoolit të mërkurën e ardhshme.

"Ai (Karim Benzema) ka pasur një goitje në kyçin e këmbës, nuk do të luajë nesër pasi u stërvit individualisht sot. Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës”.

"Ferland Mendy është shëruar. Ka stërvitur me skuadrën të dielën dhe do të jetë i gatshëm për Liverpoolin", deklaroi Ancelotti.

Ka pasur spekulime që mbrojtësi Antonio Rudiger mund të mungojë, por gjermani ia doli të hyjë në listën e skuadrës së ftuar.

Real Madrid momentalisht është nëntë pikë mbrapa liderit Barcelona, por me një fitore do t'i afroheshin në vetëm nëntë pikë.

Skuadra e plotë e Real Madridit për ndeshjen ndaj Espanyolit:

Courtois, Lunin, Lopez; Carvajal, Militao, Vallejo, Nacho, Odriozola, Vazquez, Rudiger; Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Tchouameni, Ceballos; Hazard, Asensio, Vinicius, Rodrygo, Mariano, Alvaro

Lajme të ngjashme