Laçi: Duam fitore ndaj Spanjës, që mund të na sigurojë kualifikimin - NACIONALE

Laçi: Duam fitore ndaj Spanjës, që mund të na sigurojë kualifikimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Qazim Laçi thotë se do të tentojnë vetëm fitore ndaj Spanjës me shpresën për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Laçi realizoi golin e epërsisë ndaj Spanjës, mirëpo që në fund fituan vetëm një pikë ndaj Kroacisë.

Pas ndeshjes, Laçi deklaroi se kundërshtari ishte i fortë mirëpo me Spanjën do të jetë edhe më vështirë, por i duan vetëm pikët e plota.

“Një arritje shumë e madhe të marrim një pikë në ndeshjen e sotme. Kundërshtari ishte shumë i fortë, por jam i kënaqur për të gjithë qunat që kanë dhënë maksimumin në fushë.

“Ndeshja me Spanjën do të jetë edhe më e vështirë. Por do të japim maksimumin për një fitore, që mund të na sigurojë kualifikimin.

“Kemi ndier përkrahjen e jashtëzakonshme të tifozëve. Ishin 90 minuta me ne, janë gjithnjë aty”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme