Lacazette: S'jam i befasuar që Arsenali po lufton për titull
Sulmuesi Alexandre Lacazette insiston se nuk është i befasuar që ish klubi, Arsenal po lufton për titullin e Premierligës nën urdhrat e Mikel Artetas.
Arsenal është nëntë ndeshje larg titullit të Premierligës, që do të ishte i pari që nga viti 2004, duke qenë tetë pikë para Manchester Cityt, skuadër kjo që ka një ndeshje më pak të kaluar.
Lacazette kaloi pesë vite te Arsenali, por "Topçinjtë" asnjëherë s'luftuan për titull, mirëpo thotë se nuk është i befasuar me formën e lartë të klubit anglez.
"Arsenal? Nuk jam i befasuar. Kam punuar me trajnerin (Mikel Arteta), pra e di shumë mirë dhe si punon".
"Nuk jam i befasuar nga suksesi i klubit dhe jam i lumtur për ish bashkëlojtarët e mi aty", deklaroi shkurtimisht ai.
Lacazette në pesë vitet te skuadra londineze shënoi 71 gola brenda 206 ndeshje, derisa tani do është rikthyer te Lyon ku po kalon një formë të shkëlqyeshme pasi ka realizuar 21 gola në 28 paraqitje.
Sa i përket Arsenalit, ata në xhiron e radhës do të përballen me Liverpoolin, ndeshje që do të luajë rol të rëndësishëm në garën për titull.