Kylian Mbappe zbulon klubin me të cilin dëshiron të përballet në Ligën e Kampionëve
Sulmuesi Kylian Mbappe dëshiron të përballet me rivalin lokal Atletico Madrid në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi regjistroi një fitore të thellë me rezultat të përgjithshëm 6:3 ndaj Manchester Cityt, kurse dy kundërshtarët e mundshëm për 1/8 e finales janë Atletico dhe Bayer Leverkuseni.
Edhe pse shumë tifozë të Realit ndoshta shpresojnë t’i ikin rivalit lokal, Mbappe shpreson që të përballen me “Los Rijoblancos”.
“Gjithnjë kam thënë se thjesht nuk dua të kompletoj ëndrrën. Dua të luaj mirë, të bëjë historinë”.
“Nëse mund të shënoj 50 gola, do të provoj edhe më shumë. Nuk shoh limite për gola, nuk i vendosi vetës ndonjë pikë. Kam shënuar shpesh shumë gola, por nuk kam fituar trofe”.
“Bayer Leverkusen ose Atletico? Sinqerisht, preferoj Atleticon. Ata dhe Bayerni jaë dy klube të mira dhe do të ishte vështirë në secilën".
“Të dyja të vështira, por preferoj Atleticon, që t’i shpëtojmë vetës një udhëtim”.
Ndërkohë, shorti do të tërhiqet të premten me fillim nga ora 12:00.