Kylian Mbappe shumë afër shkëputjes së kontratës me PSG-në
Kylian Mbappe është shumë afër ta prishë kontratën me Paris Saint-Germainit, pasi po vazhdon të përfshihet në dramën që e ka kapluar klubin.
Gazeta franceze L’Equipe raporton se Mbappe është në qendër të një përçarjeje në skuadrën e PSG-së dhe se është duke e humbur me shpejtësi të madhe përkrahjen e bashkëlojtarëve, pasi një pjesë e tyre janë të pakënaqur me ndikimin e tij në klub.
Si pasojë, Mbappe po mendon se është e pamundur për t’i zënë besë klubit tani dhe ka nisur të planifikojë largimin e menjëhershëm.

E përditshmja franceze shkruan se Mbappe po mendon ta shkëpusë kontratën me klubin kara kohe duke e paguar klubin për vitet e mbetura në marrëveshje. Kompensimi që do të duhej t’ia paguante francezi klubit raportohet të jetë shumë i madh, megjithatë.
U raportua po ashtu se PSG-ja e ka paguar një kompani të jashtme për ta nisur një fushatë mediale dhe në rrjetet sociale gjoja për ta njollosur emrin e Mbappes.
PSG-ja i ka mohuar këto thashetheme menjëherë.
Një arsyeje tjetër pse thuhet se Mbappe nuk mund t’i besojë klubit më është fakti se ai ndien se zotimet ndaj tij nuk janë mbajtur që prej se ai e vazhdoi kontratën në verë.
L’Equipe raportoi se kampioni francez i kishte premtuar atij blerje të bujshme në verë, si Robert Lewandowski, Bernardo Silva dhe Milan Skriniar, për t’i ndihmuar klubit për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Mbappe po duket i palumtur në këtë fillim sezon në Francë, pasi haptazi e kritikoi trajnerin e vet Christophe Galtier dhe kishte mosmarrëveshje me Neymarin në një ndeshje lige.
Javën e kaluar, ai e kritikoi Galtierin pas barazimit të PSG-së pa gola kundër Reims.
Mbappe e postoi një fotografi të veten në Instagram me mbishkrimin “pivotgang” duke e kritikuar trajnerin për pozitën në të cilën e kishe vendosur në fushë.
Tensionet mes Mbappes dhe Neymarit janë rritur në muajt e fundit, pasi ata u fjalosën për një penallti gjatë fitores së PSG-së 5:2 kundër Montpellier në gusht.
Pasi Mbappe e kishte humbur një penallti në fillim të ndeshjes, ai u fjalos me Neymarin për penalltinë e dytë, të cilën e gjuajti dhe shënoi braziliani. Mbappe nuk e festoi golin me bashkëlojtarë.
Më vonë, Neymari e pëlqeu një postim në rrjetet sociale ku Mbappe kritikohej.
