Kylian Mbappe me mesazh të fuqishëm emocional për Lionel Messin - NACIONALE

Kylian Mbappe me mesazh të fuqishëm emocional për Lionel Messin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kylian Mbappe e ka uruar ish-bashkëlojtarin e vet te Paris Saint-Germaini, Lionel Messi, për ditëlindjen e tij përmes një mesazhi të fuqishëm në rrjetet sociale.

Messi i mbushi sot 36 vjet dhe karrierën do ta vazhdojë në Inter Miami në Shtetet e Bashkuara, pasi u largua këtë muaj nga PSG-ja si lojtar i lirë.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë i kaloi dy vitet e fundit përkrah Mbappes në Paris, duke e fituar titullin në ligë në secilin prej tyre.

Urime ditëlindjen legjendë, Leo Messi. Uroj ta kesh ditën më të mirë të mundshme me familje dhe miq. Faleminderit për këto dy vjet së bashku në Paris”, shkroi Mbappen në një postim në Instagram.

Njëkohësisht, Mbappe dhe Messi ishin edhe kundërshtarë në këtë kohë, me këtë të fundit që triumfoi në finalen e Kupës së Botës dhjetorin e kaluar në Katar, kur Argjentina e mundi Francën në penallti.

Kam mësuar shumë nga ju si lojtar, partner, kundërshtar dhe njeri. Dhe për këtë jam mirënjohës. Paç fat në aventurën e re”, shtoi ai.

Derisa Mbappe është mirënjohës që luajti përkrah argjentinasit, jo të gjithë në Francë ndiheshin të tillë, pasi Messi është kritikuar e fishkëllyer nga tifozët e PSG-së në sezonin e fundit.

Dhe Mbappe e ka pranuar se Messi nuk është nderuar ashtu siç e meriton në Parkun e Princave.

Po flasim për lojtarin mbase më të mirë në historinë e futbollit. Nuk është kurrë lajm i mirë kur dikush si Messi largohet. Personalisht, nuk e kuptoj pse kaq shume njerëz u lehtësuan sa u largua ai. Po flasim për Messin”, tha Mbappe.

Ai duhet te respektohet dhe në vend të kësaj nuk mori respektin që meritonte në Francë. Turp por kështu ndodhi. Ne do duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta zëvendësuar atë”, kishte thënë Mbappe për Gazzetta dello Sport.

Lajme të ngjashme