Kylian Mbappe: Kupa e Botës është obsesion për mua, kompeticioni i ëndrrave
Pas shumë kritikave, Kylian Mbappe ka folur në intervistë për herë të parë në Kupën e Botës pas fitores ndaj Polonisë.
Franca triumfoi ndaj Polonisë me rezultat 3:1 në kuadër të rrethit të 16-të në Kupën e Botës, duke siguruar biletën për në çerekfinale, me Mbappen që shënoi dygolësh në këtë sfidë.
Fillimisht, 23-vjeçari deklaroi se ishte i fokusuar vetëm te Franca prandaj nuk foli për media.
"Dua ta shpjegoj vetën. E di që ka pasur shumë pyetje se përse nuk fola. Për të gjithë gazetarët aty, nuk kisha asgjë personale ndaj tyre, asgjë kundër njerëzve. Vetëm sepse doja të isha i fokusuar vetëm në kompeticion dhe kur dua të fokusohem diku, duhet të jetë 100 për qind dhe të mos harxhoj energjinë diku tjetër. Për këtë arsye nuk fola.
Mbappe deklaroi se nuk e dinte se ishte i obliguar të fliste sa herë që fitonte çmimin "Lojtari e ndeshjes" dhe këtë e mësoj pas ndeshjes ndaj Australisë.
"Së fundmi mësova se Federata do të dënohej. Unë do ta paguaj atë gjobë. Federata nuk duhet të paguajë për vendimet e mia që janë personale".
Në fund ai foli gjithashtu edhe për Kupën e Botës, duke thënë se është i obsesionuar me këtë kompeticion, që e vlerësoi si "i ëndrrave të mia".
"Sigurisht kjo Kupë e Botës është obsesion, është kompeticioni i ëndrrave, jam i lumtur që luaj. E kam ndërtuar sezonin në këtë kompeticion si fizikisht ashtu edhe psiqikisht".
"Doja të isha gati dhe për tani. Është duke shkuar mirë, por jemi ende shumë larg qëllimit që e kemi vendosur dhe që i kam vendosur vetës sime, që është ta fitojmë".
Kylian Mbappe tani ka nëntë gola në Kupën e Botës, pesë prej të cilave erdhën në këtë turne, duke mos përmendur dy asistime.
23-vjeçari ka vendosur një rekord që nuk ishte arritur as nga legjenda Pele. Momentalisht ai është favoriti për Këpucën e Artë sidomos nëse Franca vazhdon ta përsëris suksesin e para katër viteve.