Kylian Mbappe konfirmon se do të “zyrtarizohet” sonte te Real Madridi - NACIONALE

Kylian Mbappe konfirmon se do të “zyrtarizohet” sonte te Real Madridi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe ka konfirmuar se të hënën do të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit.

Francezi ka nënshkruar të gjitha dokumentet për t’iu bashkuar skuadrës madrilene, ndërsa pritet të hedh firmë për pesë vitet e ardhshme.

Në një bisedë me presidentin e Francës Emmanuel Macron, Mbappe i konfirmoi se sonte do të zyrtarizohet te Reali.

“Kur do të bëhet zyrtare në Madrid? Sonte, sonte”, thuhet se ishte përgjigja e shkurtër por e qartë e yllit francez.

Mbappe do të bëhet lojtari më i paguar te Real Madridi, ndërsa do të merr një bonus prej 100 milionë eurove brenda pesë viteve.

Francezi ndër të tjera do të nënshkruajë kontratë deri më 2029, duke plotësuar ëndrrën për të veshur fanellën galaktike.

Përndryshe, Mbappe pritet të mos jetë transferimi i vetëm meqenëse Real Madridi e do me ngulm edhe Alphonso Daviesin e Bayern Munichut.

Lajme të ngjashme