Kylian Mbappe e fiton çmimin 'futbollisti më i mirë francez' për herë të katërt në karrierë - NACIONALE

Kylian Mbappe e fiton çmimin 'futbollisti më i mirë francez' për herë të katërt në karrierë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ylli i Real Madridit, Kylian Mbappe, është zgjedhur futbollisti më i mirë franez nga Franca Football për sezonin 2023/24.

Është hera e katërt që kapiteni i Francës fiton çmimin që organizohet nga revista France Football. Ai e fitoi atë për shfaqjet e tij në sezonin 2022-23 dhe për vitet 2018 dhe 2019 përpara se të bëhej çmim sezonal.

Mbappe shënoi 52 gola në të gjitha garat për PSG-në në sezonin e tij të fundit në kryeqytetin francez, duke fituar Ligue 1 për herë të gjashtë si dhe Kupën e Francës. Ai gjithashtu ishte kapiten i ekipit kombëtar deri në gjysmëfinalen e Euro 2024 para eliminimit të tyre nga Spanja.

Mbrojtësi i Arsenalit, William Saliba doli i dyti në votim, me portierin e Milanit, Mike Maignan në vendin e tretë. Tashmë bashkëlojtarët e Mbappes, Eduardo Camavinga dhe Aurélien Tchouaméni përfunduan në vendin e katërt dhe të pestë, respektivisht, pasi Real Madridi fitoi titullin e LaLigës dhe Ligën e Kampionëve.

Mbappe ka shënuar 12 gola dhe ka kontribuar me dy asistime në 22 ndeshje që kur u bashkua me Los Blancos në një transfertë të lirë.

Ai do të humbasë ndeshjen e së shtunës në La Liga me Rayo Vallecano pasi mori një dëmtim në kofshë në fitoren 3:2 të Real Madridit ndaj Atalantës në mesjavë dhe është në dyshim për finalen e Kupës Ndërkontinentale në Doha, Katar më 18 dhjetor.

Lajme të ngjashme