Kylian Mbappe drejt Realit, gjigantët anglezë e synojnë Rodrygon - NACIONALE

Kylian Mbappe drejt Realit, gjigantët anglezë e synojnë Rodrygon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United, City, Liverpool dhe Arsenal kanë shprehur interesim për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit Rodrygo.

Braziliani iu bashkua “Los Blancos” në një marrëveshje prej 40 milionë eurove në vitin 2019, duke krijuar një dyshe të frikshme në sulm me Vinicius Junior.

Megjithatë, me ardhjen e mundshme të Kylian Mbappes janë shtuar spekulimet për një largim të Rodrygos, meqenëse në verë në “Santiago Bernabeu” do të zbarkojë edhe braziliani Endrick.

Kësisoj, klubet e Premierligës po tentojnë të përfitojnë nga situata, me “Sport” që raporton se dy klubet e Mançesterit, pranë Arsenalit dhe Liverpoolit e kanë kontaktuar Realin për të diskutuar për brazilianin.

Sidoqoftë, Real Madrid ka refuzuar të diskutojë duke e vlerësuar brazilianin si të paprekshëm, andaj mënyra e vetme që Rodrygo të largohet është nëse bën kërkesë të bordi drejtues.

Përfaqësuesit e Rodrygos gjithashtu nuk po e mendojnë largimin pasi duan ta shohin të garojë për vendin në formacionin bazë.

Rodrygo ka luajtur në disa pozita nën urdhrat e Carlo Ancelottit, ku zakonisht është përdorur në krahë, e disa herë edhe si qendërsulmues.

Këtë sezon, braziliani ka shënuar 13 gola dhe dhuruar tetë asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme