Kyle Walker drejt largimit nga Man City, në bisedime me Bayern Munichun - NACIONALE

Kyle Walker drejt largimit nga Man City, në bisedime me Bayern Munichun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Kyle Walker tani është në bisedime për t’u larguar nga Manchester City për t’iu bashkuar Bayern Munichut.

Marrëveshja ende s’është kompletuar dhe negociatat do të vazhdojnë, por anglezi pritet të largohet nga gjiganti anglez pasi fitoi tripletën këtë sezon.

Siç raporton “The Athletic”, dy klubet ende nuk janë pajtuar për kartonin e lojtarit mirëpo nuk do të ketë ndonjë problem.

Walker ka shumë shanse që të largohet nga City në verë se bashku me mbrojtësin e krahut tjetër Joao Cancelo, me 33-vjeçarin që ka mbetur i pakënaqur me minutazhën gjatë edicionit 2022/23.

Pavarësisht që fitoi vendin titullar dhe startoi në 11 nga 13 ndeshjet e fundit të Cityt, Walker u la në stol në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit dhe zhvilloi vetëm disa minuta si zëvendësues.

Anglezi ka edhe një vit të mbetur në kontratë ndërsa dëshiron pozitën te kombëtarja e Anglisë për Kampionatin Evropian të ardhshëm që zhvillohet në Gjermani.

Ish mbrojtësi i Tottenhamit bëri 39 paraqitje në të gjitha garat për Man Cityn, ku në 31 prej tyre ishin nga minuta e parë.

Që kur iu bashkua Man Cityt nga Spurs në vitin 2017, Walker ka fituar pesë tituj të Premierligës, dy FA Cup, katër Carabao Cup dhe Ligën e Kampionëve.

Walker te Bayern Munich do ta zinte vendin e Benjamin Pavardit, i cili ka njoftuar gjigantin gjerman që nuk do ta rinovojë kontratën.

Lajme të ngjashme